MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi vizitoi prodhuesit vendor në panairin “e Jona” në Gjilan

27.07.2022

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka marrë pjesë sot në Panarin dhe Festivalin Mbarëkombëtar “e JONA”, i cili është organizuar në  Gjilan dhe ku prodhues të shumtë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora po i promovojnë prodhimet e tyre.

Me këtë rast, Zëvendësministri Demelezi gjatë vizitës që u bëri prodhuesve vendor në këtë panair, ka theksuar se MBPZhR-ja do të angazhohet në vazhdimësi të mbështesë prodhuesit bujqësorë, me qëllim të rritjes së prodhimit e bashkë rritjen e interesimit për kultivimin e kulturave bujqësore dhe promovimin e mëtejmë të tyre. “Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes hartimit të politikave të duhura bujqësore këtë vit e ka vënë bujqësinë në prioritet, duke pasur parasysh se ky sektor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ofron mundësi të mëdha punësimi”, ka thënë zëvendësministri Demelezi.

Ndryshe,  prodhuesit vendor në panairin ‘e JONA’  do t’i promovojnë prodhimet e tyre për tri ditë më radhë.​

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30