MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi mori pjesë në fushatën “Ditët e Mjedrës” në Prizren

20.07.2022

Prishtinë, 20 korrik 2022- Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvilwlimit Rural, Imri Demelezi, ka marrë pjesë sot në organizimin e ditëve fushore në kuadër të fushatës “Ditët e Mjedrës”, me ç’rast ka vizituar plantacionet e mbejlla me mjedër në fshatin Reçan të Komunës së Prizrenit.

Zëvendësministri Demelezi ka treguar se MBPZhR-ja ka rritur përkrahjen financiare për kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

“MBPZhR-ja për këtë sektor këtë vit, përmes Programit për Pagesa Direkte 2022 ka rritur përkrahjen për subvencionimin e mjedrës për kilogram nga 0.12€ në 0.15€. Në të ardhmen në kuadër të limiteve buxhetore si dhe kërkesave të fermerëve do synojmë edhe rritjen e përkrahjes për këtë sektor”, ka thënë Zëvendësministri Demelezi.

Ai ka treguar se kultura e mjedrës është një histori suksesi për bujqësinë e Kosovës, jo vetëm për zgjerimin e shpejtë të kultivimit, por veçanërisht për ngritjen e një zinxhiri vlere mjaft modern, si në teknologjinë e zbatuar në fushë ashtu edhe investimet në ruajtje dhe marketing. “Mjedra është kultivuar më herët më shumë në sipërfaqe tejet të vogla që ishin më shumë në kopshte familjare, por në Kosovë kultivohet tani në mënyrë komerciale dhe është kultura bujqësore që pothuajse i dedikohet vetëm eksportit, kryesisht në vendet e BE-së”, tregoi Demelezi.

Ndër tjerash, ai i ka njoftuar se sipërfaqet e mjedrës në Kosovë janë rritur nga viti në vit, ku sipas të dhënave në vitet e mëhershme me këtë kulturë ishin të mbjella 20 hektarë me mjedër, ndërsa gjatë këtij viti sipërfaqet e kultivuara me mjedër arrijnë në 1500 ha.

Ndryshe, ditët fushore të mjedrës janë organizuar nga shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës” në  kuadër të projektit “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural”.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31