MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvëndësministri Demelezi mori pjesë në 25 vjetorin e Caritasit Zviceran

19.09.2024

Prishtinë, 19 shtator 2024 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka marrë pjesë në 25 vjetorin e Caritasit Zviceran në Kosovë.
Gjatë fjalimit të tij, zëvendësministri Demelezi ka falënderuar Caritasin për mbështetjen e dhënë për sektorin e bujqësisë në vend, që sipas tij kjo mbështetje ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit bujqësor, duke ndihmuar fermerët dhe promovuar praktikat e qëndrueshme.

“Mbështetje tjetër gjithashtu i ka dhënë edhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me hartimin e dy dokumenteve shumë të rëndësishme siç janë Planit të Veprimit për Bujqësinë Organike të Kosovës dhe Planit Strategjik për Shërbimet Këshillimore për Bujqësi dhe Zhvillim Rural”, vlerësoi zëvendësministri Demelezi. Me këtë rast, ai ka theksuar arritjet e përbashkëta dhe rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi për të adresuar nevojat e komuniteteve bujqësore. “Paneli ofroi një platformë për shkëmbimin e ideve dhe perspektivave, duke forcuar lidhjet mes institucioneve dhe organizatave që kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë në vend. Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht partneritetin me Caritasin Zviceran dhe jemi të bindur se, duke vazhduar këtë bashkëpunim, do të arrijmë rezultate të rëndësishme për fermerët dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”, ka thënë Demelezi.
Ndër tjerash, ai ka theksuar ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31