MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Zëvendësministri Demelezi: Digjitalizimi i bujqësisë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë

06.07.2022

Prishtinë, 6 korrik 2022 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi ka marrë pjesë sot në punëtorinë “Validimi i të gjeturave rreth digjitalizimit të bujqësisë në Kosovë”, e cila është organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës në bashkëpunim me FAO-n, në kuadër të projektit “Vlerësimi i bujqësisë digjitale, gjithë përfshirja ekonomike e rinisë dhe aspekti gjinor në zonat rurale të Kosovës.

Në fjalimin e tij, Zëvendësministri Demelezi ka theksuar se digjitalizimi i bujqësisë është faktor i rëndësishëm që kontribuon jo vetëm në zhvillimin e ekonomisë, por edhe në ekonomizim të kohës, konkretisht largim të shumë barrierave burokratike.

“Në SWOT analizën e Strategjisë për Zhvillimin e Bujqësisë 2022-2028, të aprovuar në Qeveri, si dobësi është identifikuar mungesa e digjitalizimit në bujqësi dhe industri ushqimore. Andaj, përbrenda saj kemi

Gjithashtu, tek objektivat specifike të kësaj Strategjie, ai ka treguar se si përgjigje dhe përmirësim të orientimit ndaj kërkesave të fermerëve dhe të tregut kanë paraparë që do të fokusohen në kërkime, inovacion, teknologji dhe digjitalizim. Zëvendësministri Demelezi, po ashtu ka njoftuar se MBPZhR-ja, është e përkushtuar ndaj çdo lloj iniciative, e cila është në dobi të fermerëve, si dhe gjithë palëve tjera të interesit.

Ndryshe, në këtë punëtori kanë marrë pjesë përfaqësuesit e IADK-së, FAO-s, si dhe ekspertë të kësaj fushe, ku është janë prezantuar dhe diskutuar gjetjet e raportit “Vlerësimi i bujqësisë digjitale, gjithë përfshirja ekonomike e rinisë dhe aspekti gjinor në zonat rurale të Kosovës”.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31