MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Vushtrria është një tjetër shembull i mirë i zhvillimit të bujqësisë

07.07.2015

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi dhe Zëvendësministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj janë pritur në një takim pune  nga Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. 

Kryetari Mulaku e informoi Zëvendësministrin Januzi për punën e komunës së Vushtrrisë  ne veçanti ne fushën e bujqësisë dhe pylltarisë.
 
Zëvendësministri e Januzi  u interesua për sektorin e bujqësisë në Vushtrri dhe rreth punës se fermerëve  të dalluar  të cilet janë veçmas të orientuar dhe të suksesshëm në prodhimin dhe përpunimin e patates.

Januzi tha se MBPZHR-ja do të vazhdojë të rrisë mbështetjen për fermerët nga vitit në vit, dhe rrjedhimisht edhe fermerët e kësaj komune do të mund të përfitojnë më shumë.
 
Interesimi i Zëvendësministrit Januzi  ishte po ashtu për shfrytëzimin e kontrolluar dhe mbrojtjen e tokës bujqësore dhe tokës pyjore  dhe mundësitë e shtimit te sipërfaqeve nën ujitje.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30