MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

USAID dhe MBPZHR vazhdojnë bashkëpunimin në bujqësi me projektin AGRO prej 12 milionë dollarësh

09.06.2015

Prishtinë, 09 qershor 2015 – Është lansuar sot edhe zyrtarisht projekti i USAID-it për bujqësi, AGRO. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson dhe shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope ishin në Lipjan në fermën ‘Agrovizion’ për të shënuar edhe nisjen e këtij projekti. Bashkë edhe me zyrtarë tjerë ata vizituan këtë fermë, e cila në vitet e fundit ka marrë mbështetje prej rreth mbi 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë, e po ashtu është mbështetur në forma të ndryshme edhe nga USAID-i.

Projekti AGRO kap vlerën prej rreth 12 milionë dollarësh dhe pason projektin e mëhershëm të USAID-it për bujqësi, NOA.

Ministri Memli Krasniqi vlerësoi lartë mbështetjen e USAID-it për bujqësi. Krasniqi shtoi se USAID bashkë edhe me donatorë tjerë ndërkombëtarë kanë kontribut të veçantë në të arriturat në sektorin e bujqësisë. Projekti AGRO, tha ai, dëshmon për një përkushtim dhe sukses të projekteve të mëhershme të USAID në bujqësi, siç ka qenë NOA.

“Qeveria e ka vendosur bujqësinë ndër prioritetet kryesore si potenciali më i madh për zhvillimin ekonomik dhe për gjenerimin e vendeve të reja të punës, por pa dyshim se partneriteti me mbështetësit tonë ndërkombëtar ka qenë, është dhe do të jetë në të ardhmen kyç për zhvillimin e mëtejmë dhe duke u nisur nga përvoja pozitive që kemi pasur në të kaluarën me projektin e kaluar të USAID-it, unë jam i bindur se programi Agro do të jetë tepër esencial në avancimin e përgjithshëm të bujqësisë, në avancimin e aftësive të fermerëve tanë, veçanërisht atyre përfitues”, tha ai.

“MBZHR-ja po punon në veçanti në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në punë. Një hap tejet i rëndësishëm është ai i javës së kaluar, kur ne kemi nisur të publikojmë listat e vlerësimeve preliminare të përfituesve nga grantet e ministrisë. Siç e dini këtë vit ne do të ndajmë 20 milionë për grante zhvillimore dhe 23 milionë të tjera në subvencione. Qasjen tonë për të pasur transparencë dhe efikasitet ne do ta qojmë deri në fund, duke respektuar gjithmonë ligjet dhe duke synuar rritjen e prodhimit vendor, e ajo çka është më e rëndësishmja hapjen e vendeve të reja të punës. Me investimet që po bën USAID me ketë projekt, me investimet nga ministria dhe investimet nga donatorë tjerë sivjet ne do të hapim mijëra vende pune në bujqësi”, shtoi ministri.

Ndërkaq ambasadorja Jacobson tha se ndjehet e lumtur me sukseset që po shënohen në bujqësi.

“Ne jemi shumë të lumtur me sukseset e mëhershme prej programit të NOA-s, dhe tani ne jemi gati të punojmë në programin e ri Agro, që do të ofrojmë mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë. Dhe po ashtu dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë partnerët në këtë rast edhe bashkëpunëtorin tonë, MBPZHR-në për një fillim kaq të mirë të këtij programi si dhe për bashkëpunimin e mëhershëm që e kemi pasur”, tha ajo, teksa ka shtuar se me investimet në bujqësi është zhvilluar ekonomia, është rritur prodhimi dhe konsumatori ka shumë më shumë produkte të freskëta vendore.

Përfaqësues të fermës ‘Agrovizioni’ folën për të arriturat e tyre deri më tani dhe theksuan se pjesë e rritjes së tyre është edhe Ministria e Bujqësisë dhe USAID-i, që kanë dhënë mbështetje financiare dhe profesionale në vazhdimësi.
 
AGRO do të orientohet në grante për fermerët për kultura të ndryshme, në veçanti në pemishte dhe perimtari.  Gjithashtu ky projekt do të ofrojë asistencë teknike për MBPZHR-në, institucione të tjera që merren me bujqësinë dhe për fermerët. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31