MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Task Forca për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore mbajti takimin e parë

16.05.2022

Prishtinë, 16 maj 2022 – Task Forca për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore nga Ndërtimet e Paplanifikuara Urbane dhe Degradimin e saj ka mbajtur sot takimin e parë, i cili është kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerim Hasani e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, si dhe ata nga institucionet tjera qeveritare, të cilat janë pjesë e kësaj Task Force.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit kanë diskutuar për gjendjen aktuale të tokave bujqësore në vendin tonë, si dhe për hapat që do të ndërmerren në vazhdimësi nga kjo Task Forcë, që për qëllim ka adresimin e çështjeve të humbjes dhe degradimit të tokës bujqësore.

Me këtë rast, kryesuesi i këtij takimi, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani ka thënë do t’i unifikojnë përpjekjet ndërinstitucionale për administrimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, me qellim të mbrojtjes së saj nga ndërtimet e pa planifikuara urbane dhe degradimi i mëtejmë i saj. Ndër tjerash, Sekretari ka kërkuar përfshirjen edhe të nivelit lokal, si dhe të shoqërisë civile në adresimin e çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen e tokës bujqësore.

“Për t’u arritur këto qëllime gjithsesi duhet bërë përmirësimi i zbatimit të normatives ligjore në fuqi nga të gjitha  institucionet relevante qoftë të nivelit qendror apo atij lokal. Po ashtu, një aspekt tjetër është edhe hartimi i politikave të reja Ligjeve, Strategjive, planeve dhe programeve në sektorin e  resurseve tokësore – tokës bujqësore për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm, administrim dhe menaxhimin e  tokës bujqësore”, ka theksuar Sekretari Hasani.

Ndryshe, Task Forca për Mbrojtjen e Tokës Bujqësore nga Ndërtimet e Paplanifikuara Urbane dhe Degradimin e saj u formua me vendim qeveritar në korrik të vitit 2021, me iniciativë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kjo Task Forcë përbëhet prej shtatë institucioneve: MBPZhR-ja, që është koordinatore, Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30