MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sqarim nga MBPZhR / AUV!

17.03.2023

Prishtinë, 17 mars 2023 – Duke u bazuar në kërkesën e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci për zbatueshmërinë e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka inspektuar bufet të cilat gjenden në objektin e “Ish-Rilindjes”, ku aktualisht janë të vendosura stafi i disa Ministrive. Në inspektimin e bërë para disa ditësh, njëra hapësirë e cila ka shërbyer si bufe është mbyllur sipas paragrafit 1 të nenit 11 të Ligjit Nr. 04/L-156, ndërsa tjetra është gjobitur për shkelje të ligjit më fjalë. Për të gjitha këto veprime janë të njoftuar menaxherët e këtyre bizneseve dhe po ashtu edhe zyrtarët kryesorë administrativ të institucioneve të cilët do të ndërmarrin masa disiplinore ndaj zyrtarëve dhe personave që kanë shkelur ligjin brenda hapësirave të cilat janë nën menaxhim të tyre, sipas paragrafit 1.2 të nenit 11 të këtij ligji. Sipas Ligjit për Kontrollin e Duhanit, masat ndëshkimore për zyrtarët/punonjësit shqiptohen nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe Inspektorati i Punës. 

Theksojmë, se hapësirat e lartpërmendura janë inspektuar edhe më parë dhe për subjektet janë dërguar fletëparaqitjet për gjykatë.Urdhëresa e Ministrit Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim. Andaj, edhe AUV do të vazhdoj me inspektimet me frekuencë të shtuar.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30