MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Shpargu, një produkt bujqësor me vlerë që po kultivohet në Kosovë

13.05.2015

Shpargu (asparagusi) është një produkt bujqësor që po kultivohet edhe në Kosovë në dy vitet e fundit. Ky produkt, që përdoret shumë në kuzhinë, vlerësohet mjaftë i shëndetshëm.

Kultivimi i shpargut në Kosovë ka nisur falë një partneriteti mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe USAID-it në Kosovë.

Të dy këto institucione, në bashkëpunim edhe me Ambasadën Amerikane në Prishtinë sot kanë promovuar këtë produkt në sheshin ‘Nena Terezë’ në Prishtinë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Jacobson dhe fermerë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme.

Për të demonstruar edhe përdorimin e shpargut në kuzhinë, para të pranishmëve ka përgatitur një pjatë një nga kuzhinierët me të mirë në Amerikë, Kevin Sbraga  i cili po qëndron në Kosovë si pjesë e një projekti të ambasadës amerikane për diplomaci kulinare.

Ministri Krasniqi tha se partneriteti mes USAID dhe MBPZHR-së ka sjellë zhvillim të madh në sektorin e bujqësisë. Ai u shpreh i lumtur që ky bashkëpunim po thellohet në vazhdimësi.

“Shpargu  është një nga kulturat e reja bujqësore në Kosovë, por që me partneritetin mes MPBZHR-së dhe USAID është bërë pjesë e traditës së kultivimit dhe është bërë pjesë e kuzhinave tona. Deri me tani në Kosovë kemi rreth 11 hektarë me shpargull dhe edhe 16 hektarë tjerë do të kenë produktin në dy vitet e ardhshme dhe kështu do të kemi mundësi edhe për eksport”, tha ministri Krasniqi.

Ai ka falënderuar ambasadën amerikane për fokusin e veçantë që i ka dhënë bujqësisë si një nga sektorët me më potencial në Kosovë. Bashkë edhe me programin e MBPZHR-së për zhvillim rural, tha ministri Krasniqi ky sektor po zhvillohet.

“Me rritjen e këtij sektori, vendi ynë po e rritë prodhimin vendor, po ka zhvillim ekonomik, dhe padyshim rritje të punësimit”, tha ministri Krasniqi.

Nga ana tjetër, ambasadorja Jacobson vlerësoi lartë bashkëpunimin mes USAID dhe MBPZHR-së. Ajo shtoi se përmes këtij sektori Kosova po bën hapa të rëndësishëm në zhvillim ekonomik. Jacobson tha se kultivimi i kulturave të reja bujqësore dhe zhvillimi i tyre do të vazhdojë të mbështetet nga qeveria amerikane. “Para tri vitesh kur kam ardhur këtu shpargu është importuar dhe ka qenë jo i mirë dhe i shtrenjtë. Ne partneritet me Ministrinë e Bujqësisë tash kemi prodhim vendor e që është edhe më i mirë e më lirë. Ne duam ta shohim Kosovën të zhvilluar në bujqësi që të rritet prodhimi,  te rritet eksporti dhe të hapen vende të reja pune”, tha ajo.

MPZHR-ja ka bashkëpunuar në vazhdimësi me USAID në projekte të ndryshme, siç ka qenë projekti Mundësitë e Reja në Bujqësi, ndërkaq tani pritet të lansohet projekti i ri, AGRO, me një fond prej rreth 12 milionë dollarëve. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30