Sekretarja Çerkini mori pjesë në konferencënpërmbyllëse të Projektit Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zonat Rurale
27.11.2024Prishtinë, 27 nëntor 2024 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vitet e fundit ka qenë e përkushtuar për të mbështetur gratë në bujqësi, duke garantuar që politikat të jenë gjithnjë e më të drejtuara nga parimi që të fuqizohen gratë në zonat rurale.
Kështu është shprehur Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Venera Çerkini në konferencën përmbyllëse të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Zonat Rurale”, projekt i financuar nga Austrian Development Cooperation (ADC) dhe i zbatuar nga CARE International Balkans, zyra në Kosovë, në bashkëpunim me CARE Austria.
Në fjalimin e saj Sekretarja Çerkini ka theksuarës MBPZHR-ja në Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, i ka adresuar problemet e grave fermerë, përmes zbatimit të masave afirmative, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në fuqizimin e grave fermerë kryesisht në zona rurale.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë vitit 2023 veprimtaritë bujqësore të grave fermerë i ka mbështetur përmes granteve dhe subvencioneve me një vlerë prej 15.2 milionë euro. Vetëm në skemën e subvencioneve janë 4026 përfituese gra. Zhvillimi i projekteve dhe zbatimi nga ana e grave për të forcuar dhe fuqizuar gratë rurale në zhvillimin e tyre ekonomik dhe social, do të vazhdoj të jetë prioritet i ynë si ministri, ka thënë ajo.
Sekretarj Çerkini ka treguar se këtë vit MBPZHR-ja ka aplikuar subvencionimin e Shoqatave që merren me bujqësi, e të cilat marrin pjesë në panairet e ndryshme me qëllim të promovimit të prodhimeve bujqësore vendore.
Krahas kësaj, ajo tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim të promovimit të produkteve bujqësore vendore ka bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Odën Ekonomike të Kosovës si dhe të gjitha grupet e organizuara të fermerëve prodhues dhe përpunues.