REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sekretari Halimi merr përkrahje nga Banka Botërore për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë

26.03.2019

Washington, 26 mars 2019 – Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi bashkë me ushtruesin e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj, gjatë vizitës zyrtare në Washington po marrin pjesë në Konferencën e Bankës Botërore mbi Tokën dhe Varfërinë, në të cilën prezantohen hulumtimet dhe inovacionet më të fundit në politikat dhe praktikat e mira të qeverisjes së tokës në të gjithë botën.

Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Halimi është takuar me drejtorin e lartë të Bankës Botërore, Juergen Voegele, me të cilin kanë diskutuar  për hapat konkretë që mund të ndërmerren në të ardhmen e afërt, me qëllim të zhvillimit më të madh të sektorit të bujqësisë në Kosovë, e për çka Banka Botërore do të ofrojë mbështetjen e saj.

Gjatë këtij takimi, Halimi e ka njoftuar atë për të arriturat dhe sfidat në bujqësi në Kosovë, duke e vlerësuar atë si një nga sektorët që ka ndikuar dhe mund të ndikojë edhe më shumë në punësim dhe zhvillim ekonomik. Po ashtu, ai ka falënderuar BB-në për mbështetjen që po e jep për bujqësinë në Kosovës përmes Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Në anën tjetër, drejtori Juergen Voegele, ka rikonfirmuar gatishmërinë e BB-së për të vazhduar mbështetjen për sektorin e bujqësisë, duke i vlerësuar të arriturat në këtë sektor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30