MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Sekretari Halimi: MBPZHR-ja investime në zhvillimin e fermave të vogla

17.12.2018

Prishtinë, 17 dhjetor 2018 –  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), kanë organizuar sot punëtorinë “Zhvillimi i kapaciteteve të MBPZHR –së për përmirësimin e komercializimit ndërmjet fermerëve të vegjël dhe fermerëve ekzistencial”. Në këtë punëtori janë prezantuar analiza për zhvillimin edhe avancimin e fermave të vogla, përmes të cilave janë paraqitur mënyrat më të mira të mundshme për përmirësimin e komercializimit ndërmjet fermerëve të vegjël dhe fermerëve ekzistencial. Krahas kësaj, janë prezantuar edhe politikat zhvillimore dhe investimet e MBPZHR-së për mbështetjen e fermave të vogla.
 
Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, ka treguar se kjo ministri me politikat strategjike ndërsektoriale dhe në harmoni të plotë me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të Bashkimit Evropian, është e orientuar në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në krijimin e kushteve sa më të favorshme për prodhuesit vendorë, në mënyrë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm që vendi t’ju bashkëngjitet trendeve zhvillimore të vendeve të BE-së.
 
“Ministria e Bujqësisë, në programet e saj mbështetëse investimet i ka të orientuara edhe në fermat e vogla dhe përmes këtyre investime synojmë që në të ardhmen të rrisim edhe më tej aftësitë konkurruese të fermave në prodhimtarinë bujqësore, si dhe të përmirësojmë kushtet e punës në këto ferma. Investimet në ferma dhe agropërpunim janë jetike për të avancuar dhe për ta komercializuar sektorin e bujqësisë, duke e shtyrë të orientohet gjithnjë e më shumë drejt kërkesave të tregut”, ka thënë Halimi.

Në anën tjetër, U.d. i Kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Ekrem Gjokaj, ka thënë se përmes implementimit të Programit për Pagesa Direkte dhe Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti, kanë arritur që të përkrahin numër të madh të fermerëve në vend, si dhe një numër të madh të agrobizneseve.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31