MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Projekti për ujitjen e tokës bujqësore, hap i rëndësishëm për përmirësimin e bujqësisë

05.08.2024

Prishtinë, 5 gusht – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci qëndroi për vizitë në fshatin Isniq të komunës së Deçanit për të parë nga afër investimin e përfunduar në kuadër të projektit të ujitjes së tokave bujqësore, i cili projekt përfshinë 9000 metra kanal ujitës për 6000 hektarë tokë bujqësore me vlerë të mjeteve prej 346,956 euro.

Ministri Peci me këtë rast u shpreh se ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e bujqësisë dhe rritjen e prodhimtarisë në komunën e Deçanit.

Theksojmë se, nga ky projekt dy segmente marrin ujë direkt nga shtrati i lumit, ndërsa segmenti i tretë do të marrë ujë 1000 metra larg shtratit të lumit, duke mbuluar një gjatësi prej 5000 metrash.Ky segment do të përfshijë disa toka të Deçanit dhe pjesa tjetër do të përfshijë Llukën e Epërme dhe Llukën e Ulët. Ndërkohë, 4000 metra të tjera do të përfshijnë tokat bujqësore të fshatit Isniq, me një sipërfaqe prej rreth 6000 hektarësh. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30