MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Projektet e fermerëve të Dragashit, do gjejnë mbështetjen e MBPZhR-së

17.03.2015

Prishtinë, 17 mars 2015 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në mbarë vendin, e në veçanti në këtë komunë.

Me këtë rast, ministri Krasniqi, e ka njoftuar kryetarin më hollësisht lidhur me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2015, përmes të cilit ai tha se do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilët arrijnë t’i plotësojnë kriteret e përcaktuara në thirrjet për aplikim, të cilat vazhdojnë të jenë të hapura deri më 10 prill të këtij viti.

Po ashtu, ministri e njoftoi kryetarin se sivjet me rritjen e buxhetit për këtë ministri janë shtuar edhe masat mbështetëse për sektorin e blegtorisë, i cili sivjet do të mbështetet përmes granteve investive dhe pagesave direkte, e në të cilin mund të gjejnë mbështetje edhe fermerët e kësaj komune, të cilat sipas tij janë të njohur për veprimtaritë e tyre blegtorale.

Kjo mbështetje, sipas ministrit do t’i ndihmojë fermerët që të zgjerojnë veprimtaritë e tyre blegtorale, duke  ndikuar kështu në zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori në këtë komunë.

Nga ana e tij, kryetari i Dragashit, Salim Jenuzi, e uroi ministrin për detyrën dhe e falënderoi për gatishmërinë për zhvillimin e projekteve të ndryshme bujqësore në këtë komunë. Kryetari Jenuzi, e njoftoi ministrin për zhvillimet e sektorit në këtë komunë, si dhe për sfidat dhe problemet me të cilat përballen fermerët e kësaj ane.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31