MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Prodhimet bujqësore nga Kosova po depërtojnë në tregun evropian

29.04.2022

Prishtinë, 29 prill 2022 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë qëndrimit në Komunën e Junikut, ka vizituar pikën grumbulluese dhe përpunuese të kulturave pemëtare “Lunash.p.k”, e cila është një histori suksesi e shembull i gruas në biznes, jo vetëm në Junik por edhe në të gjithë Kosovën.

Gjatë vizitës që i ka bërë këtij agrobiznesi, Ministri është njoftuar nga afër me veprimtaritë prodhuese dhe përpunuese në këtë pikë dhe me këtë rast i ka njoftuar për mundësitë që i ofrojnë programet mbështetëse të MBPZhR-së për rritjen e kapaciteteve të agrobizneseve.

“Përkushtimi ynë në zhvillim të sektorit të bujqësisë do të përkthehet përmes avancimit të legjislacionit dhe politikave sektoriale në të mirë të bujqve e prodhuesve tanë”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, pika grumbulluese dhe përpunuese Luna Sh.p.k përveç se kanë kontrata me bujq nga e gjithë Kosova, janë edhe kultivues të 17 hektarëve me mollë, 4.5 hektarë me boronicë, 6.4 hektarë me qershi dhe 2 hektarë me vishnje me shumë varietete të tyre. Po ashtu, ata eksportojnë në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani duke i bërë prodhimet kosovare përveç se të kërkuara, por edhe të vlerësuara maksimalisht në tregun gjerman.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30