MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Premtohet mbështetje për sektorin e verëtarisë

30.06.2021

Prishtinë, 30 qershor 2021 – Gjatë ditës së sotme zv. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerim Hasani bashkë me Drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha pritën në një vizitë pune përfaqësues nga Ministria Federale e Bujqësisë së Gjermanisë bashkë përfaqësues të Grupit Punues Drejtues për Zhvillim Rural Rajonal (SWG), ndërsa qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi dhe mbështetja në sektorin e verëtarisë.  

Takimi është zhvilluar në kuadër të misionit planifikues për Ballkanin Përendimor nga Ministria e Bujqësisë së Gjermanisë në kuadër të Projektit “Gjermania – Ballkani Perëndimor Dialogu për Politikat në Bujqësi”. Misioni planifikues do të zhvillohet nga data 28 Qershor deri më 2 Korrik 2021 në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Mal të Zi.
 
Me këtë rast, zv. Sekretari i Përgjithshëm i MBPZhR-së, Blerim Hasani u shpreh tejet i kënaqur me vizitën dhe gjithashtu potencoi përkushtimin për të kontribuar sa më shumë në ngritjen e potencialit të sektorit të verëtarisë, promovimin dhe ngritjen e cilësisë së verës.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Ministrisë Federale të Bujqësisë nga shteti gjerman shprehën gatishmërinë për të ofruar mbështetje për Ballkanin Perëndimor në këtë sektor duke theksuar se Kosova me hapat e saj zhvillimore në avancimin e sektorit të vërëtarisë është model për vendet e rajonit.

Vlenë të theksohet se MBPZhR, konkretisht Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë, si inicues i këtij projekti do të jetë koordinatore për Ballkanin Perëndimor në kuadër të SWG - Grupit Punues Drejtues për Zhvillim Rural Rajonal.

 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31