REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Politikat e MBPZHR-së në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së

31.10.2018

Prishtinë, 31 tetor 2018  - Objektivi kryesor i politikave të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është zhvillimi i bujqësisë sipas modelit evropian, një bujqësi e qëndrueshme dhe konkurruese. Krahas kësaj, MBPZHR-ja përmes investimeve të saj, synon ngritjen e kapaciteteve të fermerëve dhe agrobizneseve vendore, me qëllim që prodhimet të arrijnë të plotësojnë standardet evropiane dhe të depërtojnë në tregjet e BE-së.

Kështu është shprehur sot zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, në konferencën “MSA, sfidat dhe problemet që ballafaqohen prodhuesit vendor”, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë(IADK).

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi, ka thënë se mbështetja e ministrisë dhe partnerëve ndërkombëtarë për bujqësinë kosovare, ka sjellë produktivitet të lartë në sektorin e bujqësisë e bashkë me këtë edhe rritjen e cilësisë së prodhimeve.

“Në harmoni me politikat e përbashkëta bujqësore të BE-së, si dhe me legjislacionin në fuqi, MBPZHR-ja ka shënuar progres në këtë sektor dhe kemi bërë reforma strukturore që janë në përputhje me normat dhe standardet e BE-së. Po ashtu, angazhimin tonë jemi duke  e vazhduar çdo ditë në mbështetje të bujqve, fermerëve dhe prodhuesve vendor për t’ua lehtësuar sfidat me të cilat ballafaqohen ata. Madje, investimet dhe përkrahja institucionale po shkon në ngritjen e cilësisë së produkteve, gjë që është garancë që edhe produktet “Made in Kosova” të depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe evropian”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se edhe eksporti i produkteve bujqësore në tregjet e huaja ka shënuar rritje nga viti në vit.

Ndryshe, gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e IADK-së kanë prezantuar edhe sfidat me të cilat ballafaqohen fermerët, agrobizneset në punën e tyre e të cilat janë të ndërlidhura me MSA.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
   1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30