MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Përpjekje të përbashkëta për zhvillim dhe punësim

06.05.2015

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Jonuzi zhvilloi sot një takim me zëvendësministren e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Rita Hajzeraj – Beqa, me të cilën diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy ministrive në projekte të përbashkëta. Me theks të veçantë u diskutua për projekte që mund të qojnë në punësime sezonale për qytetarët me asistencë sociale, qoftë në sektorin e pylltarisë dhe sektorë tjerë.

MPBZHR-ja dhe MPMS-ja tashmë kanë një bashkëpunim/marrëveshje përmes së cilës janë punësuar mbi 900 qytetarë me asistencë sociale në ripyllëzim dhe ruajtje të pyjeve. Konform kësaj u diskutua edhe për mundësi të reja bashkëpunimi e që do të jepnin rezultate të dyanshme, qoftë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë dhe në rritjen e punësimit. Për këtë, të dy zëvendësministrat u pajtuan që të kenë koordinim të vazhdueshëm. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30