MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Pas më shumë se 20 vitesh, prona e Agjencisë së pyjeve të Kosovës i kthehet MBPZhR/APK-së

23.10.2024

Prishtinë, 23 tetor - Pas më shumë se 20 vitesh, prona e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës e cila gjendet në qendër të Prishtinës, në afërsi të objektit të Qeverisë, i kthehet titullarit të saj, pra Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Me përkushtim dhe vendosmëri të të gjithë akterëve dhe me iniciativën e vazhdueshme të Ministrit të BPZhR-së, Faton Peci dhe përpjekjet e tij që të mbajë premtimin e dhënë për rikthimin e pronave të MBPZHR-së edhe kjo pronë iu kthye pronarit legjitim të saj, për t’u shfrytëzuar për nevojat e institucionit. “Jemi të angazhuar për të siguruar që të gjitha pronat që i takojnë ligjërisht MBPZHR-APK të merren në posedim dhe të menaxhohen në mënyrë efektive dhe nuk do të ndalemi deri në rikthimin e të gjitha pronave të tjetërsuara”, tha Ministri Peci.

APK pas identifikimit ka rikthyer në posedim të saj pronën/objektin prej 138 m² në Prishtinë, e cila sipas Ligjit për Pyjet i aprovuar vitin e kaluar, është pasuri shoqërore që i takon dhe i kalon për menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30