MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Nënshkruhet Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2018

08.03.2018

Prishtinë, 08 mars 2018 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka nënshkruar Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për vitin 2018, përmes të cilit do të investohet në shumë sektor dhe nënsektor të bujqësisë.

Ndërsa, thirrjet për aplikim për masat mbështetëse të këtij programi do të shpallen me 19 mars të këtij viti dhe periudha për aplikim do të zgjasë deri më 30 prill.

Përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2018, synohet rritja e konkurrueshmërisë së sektorit të bujqësisë, përmirësimi i jetës së banorëve të zonave rurale, krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i përgjithshëm ekonomik i vendit. Investimet e ministrisë përmes këtij programi, për të cilin këtë vit janë planifikuar 26 milionë euro, do të orientohen në të gjithë nënsektorët e bujqësisë.

Në programin e sivjetshëm, do të ketë edhe shumë risi në masat mbështetëse për sektor të ndryshëm bujqësor.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31