MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Në MBPZhR po mbahet takimi i 9-të i Grupit të Ekspertëve Këshillues për Verë në kuadër të Evropës Juglindore

09.06.2022

Prishtinë, 9 qershor 2022 – Në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë në Rahovec, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, është duke u mbajtur Takimi i 9-të i Grupit të Ekspertëve Këshillues për Verë në kuadër të Evropës Juglindore. Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues nga  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore, Mali i zi dhe Serbia. Krahas këtyre pjesëmarrësve, të pranishëm janë edhe përfaqësuesit nga Ministria Federale e Bujqësisë së Gjermanisë, Berthold Seitz dhe Lutz Van Elk, të cilët do të prezantojnë të përditësuara ndryshimet e fundit në Rregulloret e Bashkimit Evropian, të cilat trajtojnë sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Në këtë takim, i cili po mbahet në margjinat e Procesit të Dialogut të Politikave Bujqësore Gjermani - Ballkani Perëndimor do të diskutohet për mundësinë e promovimit më të mirë të verërave nga Rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë tri ditëve sa do të zgjasë ky takim, pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë që ta vizitojnë Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari, ku do të njihen nga afër me Regjistrin e Vreshtave,  Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë së Verës, Serën me koleksionin varietor, Laboratorin e Enologjisë, vlerësimin organoleptikë dhe Njësinë e Mikrovinifikimit.

Në vazhdën e aktiviteteve pas Panairit ProWine 2022, për promovimin e  verërave të prodhuara në Republikën e Kosovës, pjesëmarrësit e këtij takimi do t’i vizitojnë bodrumet e verës në Komunën e Rahovecit, ku do të  njihen nga afër me mënyrën e funksionimit të këtyre bodrumeve dhe do të kenë mundësinë e degustimit të verërave nga brendet e ndryshme të prodhuara në Kosovë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31