REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic vizitoi Verarinë “Petrovic” në Hoçën e Madhe

11.07.2019

Prishtinë, 11 korrik 2019 -  Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj, kanë vizituar verarinë “Petrovic”, në pronësi të Srxhan Petrovic, përfaqësues i gjeneratës së gjashtë nga familja Petrovic, e cila merret me prodhimin e rrushit dhe verës.

Familja Petrovic përveç prodhimit të verës, gjithashtu merret me turizmin rural.

“Me  këtë rast, dëshiroj  të inkurajoj të gjithë të rinjtë në zonat rurale që të ndjekin shembullin e familjes Petrovic, e cila me vite me shumë sukses merret  me vreshtari dhe turizmin rural”, ministrja Zivic.

Pasi vizitoi vreshtat dhe verarinë, ministrja Zivic theksoi se përmes programeve mbështetëse të MBPZHR-së, sektori  i vreshtarisë  dhe verëtarisë do të përkrahet vazhdimisht përmes subvencioneve dhe granteve investive.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31