REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic vizitoi stafin e Agjencisë Pyjore të Kosovës

29.03.2019

Prishtinë, 29 mars 2019 – Stafin e Agjencisë Pyjore të Kosovës sot e vizitoi Ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zivic. Ministrja Zivic me stafin e saj u pritën nga Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu i cili e prezantoi Ministren me stafin e kësaj Agjencie, e cili funksionon në kuadër të MBPZHR-së.

Gjatë kësaj vizite, ministrja është njohur për së afërmi me detyrat dhe punën e Agjencisë, si dhe ka biseduar me stafin e saj, të cilët u shprehën entuziast me vizitën e ministres.

Nga ana e saj, Ministrja Zivic ka vlerësuar lartë punën e kësaj Agjencie dhe potencoi se do të japë mbështetjen e saj dhe të stafit të saj për të realizuar qëllimet e tyre, si dhe u premtoi se gjatë mandatit të saj do të ofrojë mbështetjen e saj të pakusht për avancimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij institucioni.

Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, falënderoi ministren për vizitën dhe përkrahjen. Ai u shpreh i bindur se përmes angazhimit të ministres dhe të bashkëpunëtorëve, do të japin një impuls të ri në zhvillimin e sektorit të pylltarisë, duke ndikuar kështu në arritjen e rezultateve më të mira për këtë sektor, si një nga më të rëndësishmit për zhvillimin ekonomik të vendit.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30