MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic vizitoi Institutin e Pylltarisë në Pejë

03.07.2019

Prishtinë, 03 korrik 2019 - Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, e shoqëruar nga Kryeshefi i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, kanë vizituar Institutin e Pylltarisë së Kosovës në Pejë.

Me këtë rast, ata kanë vizituar hapësirat e këtij instituti, duke parë nga afër punën që bëhet aty.

“Instituti Pyjor ka një rëndësi të madhe dhe është një shembull i vërtetë i bashkëpunimit të mirë midis sektorit të biznesit, shkencës dhe ekonomisë, i cili në mënyrën më të mirë kombinon prodhimin, shkencën, teknologjinë dhe shërbimet për zhvillimin e bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë”, tha ministrja  Zivic.

Në kuadër të këtij instituti funksionon sektori për dizajnimin dhe hulumtimin, si dhe sektori i pyllëzimeve dhe prodhimeve të fidanëve.

Ministrja me drejtuesit e institutit nga afër ka vizituar edhe laboratorin e këtij instituti, i cili merret me mbrojtjen e pyjeve nga dëmtuesit dhe insektet dhe pemishten e  institutit, i cili posedon më shumë se 10 hektarë dhe  1,400,000 fidanë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30