MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic premton përkrahje për afaristët e Kosovës

05.04.2019

Prishtinë, 05 prill 2019 – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic së bashku me bashkëpunëtorët e saj priti sot në një takim përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës, ku kanë diskutuar lidhur me kërkesat e odës për ndryshimin e legjislacionit që ka të bëjë me shfrytëzimin e tokave pyjore.

Më këtë rast, ministrja Zivic është zotuar se do të angazhohet për mbështetjen e afaristëve të Kosovës në ushtrimin e veprimtarive të tyre ekonomike, të cilat sipas saj ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Odës Afariste të Kosovës kërkuan nga ministrja që të rishikohen afatet kohore të dhënies së tokave pyjore në shfrytëzim për ushtrimin e veprimtarive të tyre ekonomike, si dhe të rishikohen tarifat të cilat duhet të paguhen nga operatorët ekonomik, të cilët i shfrytëzojnë tokat pyjore përmes qiramarrjes.

Gjatë këtij takimi, ministrja Zivic ka theksuar se shumë shpejt do ta procedojnë edhe projektligjin e ri për pyje për shqyrtim dhe miratim, i cili do ta rregullojë në mënyrë më adekuate edhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokave pyjore.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30