REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zivic merr pjesë në Panairin e 57-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit në Slloveni

26.08.2019

Prishtinë, 26 gusht 2019 – Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019” e cila po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë e cila u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë.

Në këtë panair, Ministrja Zivic u takua me ministrat e bujqësisë nga vendet pjesëmarrëse në konferencën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, me të cilët ajo diskutoi bashkëpunimin në fushën e prodhimit bujqësor dhe industrisë ushqimore.

Me këtë rast, Ministrja Zivic vizitoi stendat e ekspozuara në këtë panair dhe pati mundësi të bashkëbisedoj me disa nga ekspozuesit.

Fokusi i panairit të këtij viti është dixhitalizimi në bujqësi dhe përpunim. Për më tepër, AGRA po i kushton vëmendje të veçantë bujqësisë organike këtë vit.

Ndryshe, Panairi i 57-të Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit \"AGRA - 2019\" do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30