MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zhiviq takoi Ministren e Bujqësisë të Gjermanisë, Julia Klockner

17.01.2020

Berlin,  17 janar 2020 – Gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq takoi Ministren e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Julia Klockner. Ky takim është mbajtur gjatë Konferencës së 85-të Ndërkombëtare në kuadër Panairit Ndërkombëtar të Javës së Gjelbër dhe organizuar nga Komisioneri Evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit.

Gjatë takimit me homologen gjermane, është biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes të dyjave vendeve në të gjitha degët e bujqësisë, me qëllim të zhvillimit më të shpejtë të prodhimit bujqësor dhe përmirësimit të standardeve prodhuese të fermerëve në Kosovë.

Ndryshe, anëtarët e Komisionit Evropian për Sigurinë e Ushqimit dhe Ushqimit dhe Ministrat e Bujqësisë të Bashkimit Evropian gjatë konferencës diskutuan edhe për nisjen e veprimeve kryesore për të siguruar dhe parandaluar përkeqësimin e situatës globale të shkaktuar nga ethet afrikane.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31