MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministrja Zhiviq takoi ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

10.07.2019

Prishtinë, 10 korrik 2019 - Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe drejtorin e Agjencisë Austriake për zhvillim ( ADA ), Gunther Zimmer.

Ministrja Zhiviq falënderoi ambasadorin për vizitën dhe me këtë rast e njoftoi me programet mbështetëse të MBPZHR-së, si dhe projektet që ministria do të zbatojë  këtë vit.

Në takim është biseduar rreth mundësisë së realizimit të projekteve konkrete në fushën e bujqësisë, siç janë prodhimi organik, përkrahja e fermerëve të rinj, hapja e vendeve të reja të punës dhe mbështetja për zhvillimin e zonave rurale.   

Ambasadori Pfandler me këtë rast theksoi rëndësinë e sektorit të bujqësisë për zhvillimin ekonomik dhe me këtë rast ofroi përkrahje përmes ekspertizës për avancimin e sektorit të bujqësisë ne Kosovë.

Ministrja Zhiviq dhe Ambasadori Pfandler shprehën interesin e tyre të përbashkët për të inkurajuar zhvillimin e bujqësisë me qëllim të përmirësimit standardit jetësorë në Kosovë.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31