MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministria e Bujqësisë vazhdon me pagesën e dytë të subvencioneve për bujqit

31.03.2021

Prishtinë, 31 mars 2021

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka rifilluar ekzekutimin e pagesës së dytë për të gjithë përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2020. Duke marrë parasysh vonesat e shkaktuara në këto pagesa, ministri i MBPZhR-së, Faton Peci me marrjen e këtij mandati, ka kërkuar që të intensifikohet procedimi i të gjitha pagesave direkte për përfituesit e programeve nga viti i kaluar.

Ministri Peci, ka  theksuar se një ndër prioritetet në politikat e tij do të jetë dhënia e përkrahjes ndaj fermerëve përfitues në kohën e duhur. Po ashtu, ministri ka premtuar se do të angazhohet që me shumë përkushtim të jetë afër fermerëve, me qëllim që veprimtaritë e tyre bujqësore të fuqizohen dhe zhvillohen përmes edhe mbështetjes së ministrisë.

Krahas kësaj, Peci premton se efikasiteti në punë dhe transparenca do të jenë ndër objektivat kryesore
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31