Ministria e Bujqësisë organizoi trajnimin për fillimin e periudhës së aplikimit për subvencione
07.09.2021Prishtinë, 07 shtator 2021 – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në vazhdën e përgatitjeve për publikimin e Thirrjes për aplikim për Pagesa Direkte 2021- subvencione, ka organizuar sot trajnimin online me të gjithë zyrtarët e Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe zyrtarët e pagesave direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, të cilët do të jenë të përfshirë në procesin e aplikimit.
Gjatë këtij trajnimi, zyrtarët përgjegjës janë njoftuar se pas aprovimit të Programit të Pagesave Direkte 2021, nga Ministri i MBPZhR, Faton Pecit dhe nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2021, janë plotësuar të gjitha procedurat administrative dhe ligjore për fillimin e fazës së aplikimit. Krahas kësaj, ata janë njoftuar edhe me gjithë dokumentacionin përcjellës, të nevojshëm për procesin aplikues.
Gjatë këtij organizmi, është kërkuar që të respektohen masat anti COVID-19, në përputhje me Vendimet e Qeverisë.