MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministria e Bujqësisë ka bërë ekzekutimin e subvencioneve për sipërfaqe dhe blegtori

01.11.2019

Prishtinë, 01 nentor 2019 - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka realizuar pagesat për listën e dytë të përfituesve për pagesa direkte (subvencione) për sipërfaqe dhe blegtori. Numri total i përfituesve për sipërfaqe është 4376 fermerë, në vlerë totale prej 3,293,404.78 euro. Ndërsa, numri total i përfituesve për sektorin e blegtorisë është 2948 fermerë, në vlerë 2,590,059.00 euro.

Deri më tani janë realizuar pagesat për rreth 19,500 fermerë në shumën totale prej 17,757,180.20 €.

Në procedure të pritjes për pagesë janë edhe rreth 6500 aplikues për të cilët janë duke u pritur raportet nga kontrolli në terren. Në procedurëtë pritjes  janë aplikuesit për pagesa direkte sipërfaqe dhe blegtori, si dhe aplikuesit për pagesa direkte për qumësht sipas cilësisë, therrjet e raportuara të gjedhit dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e parë 2019.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton se për shkak të numrit të madh të përfituesve nëpër lista, pagesat e lartpërmendura do të finalizohen nëpër llogaritë bankare të fermerëve brenda javës.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30