MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo vizitoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave të Maqedonisë

01.12.2017

Prishtinë, 1 dhjetor 2017 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të MBPZHR-së, Kapllan Halimi dhe Drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha u pritën në një takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë, Lupço Nikollovski.
 
Në këtë takim të mbajtur në Shkup u diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural mes dy vendeve fqinje, me theks të veçantë bashkëpunimin në aspektin fitosanitar dhe forcimin e tregut të punës.

Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe shkëmbimi i përvojave në sektorin e vreshtarisë dhe verërave, si dhe harmonizimi i certifikatave të eksportit të verës.
 
Të dy ministrat vizituan Laboratorin Shtetëror Fitosanitar dhe u dakorduan që së shpejti të formalizojnë marrëveshje konkrete bashkëpunimi në fushat të cilat u diskutuan në këtë takim.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30