MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Rikalo po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të verës “ProWine 2018” në Gjermani

18.03.2018

Prishtinë, 18 mars 2018 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, po merr pjesë në  Panairin Ndërkombëtar të verës “ProWine 2018”, i cili është duke u mbajtur në Dusseldorf të Gjermanisë.

Në këtë panair, produktet e tyre janë duke i promovuar edhe bodrumet e verërave kosovare, siç janë “Stone Castle”, “Kosova Wine”, “Bodrumi i Vjetër”, “BioPak”, si dhe bodrumi “Theranda”.

Pjesëmarrja e këtyre bodrumeve në këtë panair, është mundësuar falë mbështetjes së  Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila gjatë tërë kohës është e fokusuar në promovimin e  prodhimeve bujqësore edhe jashtë vendit.

Ndërkohë, gjatë ditëve sa do të zgjasë panairi, ministri Rikalo do të ketë takime me homologët e tij nga vende të ndryshme të botës.

Ndryshe, pjesë e delegacionit të MBPZHR-së gjatë kësaj vizite është edhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi, si dhe Drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Panairi Ndërkombëtar “ProWine2018”, është hapur sot dhe do të zgjasë deri më 20 mars 2018. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31