MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci vizitoi blegtorët e Rajonit të Dukagjinit

09.06.2022

Prishtinë, 9 qershor 2022 - Sektori i blegtorisë përmes rritjes së përkrahjes financiare nga institucionet vendore, synohet të jetë njëri nga sektorët më të leverdishëm në vend. Me këtë përkrahje, si dhe me programe të duhura mbështetëse, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci theksoi se do t’i lehtësojnë edhe më tej veprimtaritë blegtorale të fermerëve në gjithë vendin. E për të parë ecurinë e këtyre veprimtarive, si dhe nevojat për investime në këtë sektor në Rajonin e Dukagjinit, Ministri Peci ka vizituar fermën blegtorale të Dinë Elshanit në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, i cili mbarështon rreth 64 krerë lopë e që në muaj përkthehet në 15.000 litra qumësht.

Ministri me këtë rast e ka njoftuar atë se tashmë MBPZhR-ja e ka rritur përkrahjen për klasën extra të qumështit në 0.07 cent e që në këtë rast Dini do të përfitojë subvencionim për litër të qumështi rreth 1050 euro në muaj.

“Me angazhimin tim të vazhdueshëm gjithmonë do të fokusohemi që programet tona mbështetëse tua lehtësojnë punën bujqve e fermerëve vendor në mënyrë që ata përmes veprimtarive bujqësore e blegtorale t’i kontribuojmë zhvillimit ekonomik të vendit”, ka theksuar Ministri Peci.

Ndryshe, fermeri Dinë Elshani, krahas sektorit të blegtorisë, merret edhe me kultivimin e 27 hektarëve me misër dhe 7 të tjerë me grurë.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022, për këto kultura bujqësore, krahas rritjes substanciale të mbështetjes për sipërfaqe e rendiment, do të subvencionojë edhe naftën dhe plehërimin pranveror.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31