MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci takohet me ambasadorin turk Çağrı Sakar dhe përfaqësuesin e TIKA-s

28.04.2021

Prishtinë, 28 prill 2021 – Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë Çağrı Sakar dhe përfaqësuesin e TIKA-s Cihan Dinçer.

Në këtë takim u theksua bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Ambasadori Sakar shprehu përkrahjen e Qeverisë Turke ndaj institucioneve, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ministri Peci i shprehi falenderimin Ambasadorit Sakar për gatishmërinë e treguar për të bashkëpunuar në projekte konkrete në fushën e bujqësisë si element i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë në vend.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30