MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci priti në takim profesorin e Universitetit të Iowas, Curtis Youngs

21.07.2022

Prishtinë, 21 korrik 2022 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka pritur në një takim profesorin nga Universiteti i Iowës të Shkencës dhe Teknologjisë, Curtis Youngs me të cilin bashkëbiseduan rreth zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të deritanishëm.

“Më vjen mirë kur shoh se si pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me Universitetin e Ioëës të Shkencës dhe Teknologjisë po ndërmarrim hapa konkret nga shkëmbimi i studentëve deri tek shkëmbimi i ekspertizës dhe përvojës në baza mujore me profesorë, studentë e ekspertë të po këtij universiteti”, ka theksuar Ministri Peci.

Gjatë këtij takimi, u konfirmua se priten edhe të tjera projekte konkrete që do i ndihmojnë nivelit akademik, studentët dhe sektorin privat, në gërshetimin e aktiviteteve, përditësimit të të dhënave, me qëllim të koordinimit dhe të përgatitjes së studentëve për tregun e punës.

Ministri Peci ndër tjerash theksoi se Profesori Curtis është për t’u lavduar edhe për organizimin e Konferencës për Mundësitë e Zhvillimit të Sektorit të Blegtorisë në Kosovë, si udhëheqës i Fondit Ensminger. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
      1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31