MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci mori pjesë në hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit

12.04.2021

Prishtinë, 10, 11 prill 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë fundjavës ishte pjesë e takimit bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrat tjetër të kabinetit qeveritar në të cilin kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Në këtë punëtori e cila u realizua në kuadër të katër sesioneve të ndara u prezantuan dhe u shqyrtuan në mënyrë të detajuar qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren në zbatimin e tyre. Kryeministri Kurti bashkë me pjestarët e kabinetit të tij u zotua se së shpejti këto dokumente të rëndësisë së veçantë të cilat i përcaktojnë qartë prioritetet tona nga secila fushë e qeverisjes do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të paraqiten në instancat tjera për votim dhe diskutim.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31