MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci merr pjesë në shënimin e “Ditës së Arrës”

10.10.2022

Prishtinë - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot gjatë ditës qëndroi në Therandë, ku bashkë me përfaqësues të Shoqatës së Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë, shënuan “Ditën e Arrës”.

Me këtë rast, Ministri Peci vizitoi plantacionin e Avni Gashit i cili një sipërfaqe prej 15 ha e ka të mbjellë me arra, rendimenti i së cilës ishte rreth 10 t/ha. Z. Peci u shpreh se përmes subvencioneve kemi rritur mbështetjen për këtë kulturë, ndërsa synojmë që përmes përkrahjes së vazhdueshme ta rrisim prodhimtarinë vendore të të gjitha frutave arrore në përgjithësi. “Si arra, ashtu edhe lajthia janë produkte strategjike për vendin tonë pasi që kultivimit të tyre i përshtaten kushtet klimatike dhe relievit që Kosova posedon, e në këtë mënyrë do të angazhohemi vazhdimisht që asnjë pëllëmbë e destinuar për këto kultura të mos mbetet e pa-mbjellur, qoftë përmes granteve apo subvencioneve”, theksoi me këtë rast Ministri Peci.

Ai shtoi gjithashtu duke thënë se këtë do ta arrijmë duke hartuar programe që favorizojnë bujqit meritorë pasi që këto kultura kanë përparësi edhe në tregun e jashtëm. E duke parë këtë rezultat, përpos që do të arrijmë t’i plotësojmë nevojat e tregut vendor, po ashtu do të kemi mundësi t’i eksportojmë, qoftë si lëndë të parë, ashtu edhe të përpunuara.


 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30