MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022

25.10.2022

Prishtinë, 25 tetor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2022, i cili po mbahet në Prishtinë nën organizimin e Economist Impact, ku përmes një fjalimi u prononcua para pjesëmarrësve lidhur me temën rreth krizës ushqimore globale.

Adresimi i Ministrit Peci me këtë rast u fokusua rreth hapave që ka ndërmarrë Qeveria në aspektin e sigurisë ushqimore, politikat zhvillimore, dokumentet strategjike të aprovuara, legjislacionit të avancuar, e deri tek ngritja e kapaciteteve në digjitalizim. “Diskutime të tilla me akterë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural, janë përherë të mirë se ardhura për ne si udhëheqës të institucioneve dhe bartës të politikave zhvillimore”, u shpreh Ministri Peci pas fjalimit të tij.

Theksojmë se në kuadër të këtij Samiti po qëndrojnë në Kosovë liderë ndërkombëtarë, si dhe nga vendet e rajonit të ftuar për të diskutuar çështje e problematika që nga bujqësia, energjia, klima, ekonomia e deri tek impakti që pushtimi rus në Ukrainë ka patur tek temat e lartëcekura. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30