MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci merr pjesë në Konferencën e Dytë për Bujqësi Organike

24.09.2024

Prishtinë, 23 shtator 2024 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në Konferencën e Dytë për Bujqësinë Organike në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës Evropiane të Produkteve Organike, si i ftuar nderi i kësaj ngjarje.

Në fjalën e tij të rastit, Ministri Peci tha se falë bashkëpunimit konsistentë me partnerët ndërkombëtarë dhe shoqatat vendore, po ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme për sektorin e bujqësisë organike në Kosovë. “Kemi pesëfishuar mbështetjen për fermerët organikë, kemi rritur përkrahjen në 400%, si dhe kemi hartuar Planin Kombëtar për Bujqësinë Organike 2023-2026, duke e harmonizuar atë me standardet e BE-së dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, shtoi gjithashtu z. Peci i cili gjithashtu theksoi se përkushtimi ynë i përbashkët po jep rezultate konkrete, ku vetëm gjatë vitit 2023 janë certifikuar 520 hektarë për prodhim organik, ndërsa eksportet organike kanë arritur vlerën prej 16.5 milionë eurosh. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31