MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci merr pjesë në hapjen zyrtare të panairit AGROKOS 2022

19.10.2022

Prishtinë, 19 tetor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në hapjen zyrtare të Panairit Ndërkombëtar tëAgrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “AGROKOS 2022”, i cili do të mbahet për dy ditë rresht në Pallatin e Rinisënë Prishtinë, nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila këtë vit i ka mbështet të gjithë bizneset vendore pjesëmarrëse në këtë panair me 80 përqindtë vlerës.

Në këtë panair, 80 kompani vendore dhe 50 kompani tjera ndërkombëtare do të ekspozojnë produkte të shumta të cilat i japin këtij panairi epitet tëmirëfilltë, e me këtë rast edhe Prishtina bëhet destinacion i agjendave ndërkombëtare të panaireve të suksesshme tregtare.

I pranishëm në hapje të këtij panairi ishte edhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë sëRep. së Kosovës, Besnik Bislimi i cili në hyrje të fjalimit të tij tha se prezenca e kompanive vendore dhe atyre nga rajoni në këtë panair tregon për reputacionin që ky panair ka arritë të ketë në arenën ndërkombëtare. “Promovimi i bizneseve tona ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet një ndër prioritetet kryesore tona”.  Ai gjithashtu shtoi duke thënë se synimi i Qeverisë të mbështesim zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale në mënyrëqëtë pengojmë migrimin e popullatës nga këto zona. “Prioritet tjetër tejet i rëndësishëm i Qeverisëështë që përmes mekanizmave institucional dhe agjencive bashkëqeveritare të sigurojmë që ushqimi që qarkullon për shitje në vend, të jetë i një sigurie të lartë, pasi mbrojtja e konsumatorit vazhdon të mbetet prioriteti ynë”, tha në fund të fjalimit të tij z. Bislimi.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se fermerët e blegtorët janë ata që na sigurojnë neve të kemi ushqim në tavolinat e familjeve tona, por edhe organizatorët e këtij panairi kanë meritat e tyre të veçanta që sot na mundësuan që përmes kësaj ngjarje t’i ofrojmë tjetër frymë sektorit të bujqësisë dhe njëkohësisht t’u ndihmohet në përpjekjet e modernizimit dhe mënyrës se si ne prodhojmë dhe tregtojmë mallrat tonë.“Qeveria për herë të parë i ka adresuar vështirësitë e bujqve në sfidat e tyre duke subvencionuar me 5 milionëEuro për derivate të naftës dhe 8 milionëEuro për plehra. Gjithashtu, me qëllim të fuqizimit të fermerëve të vegjël dhe të mesëm, jam angazhuar dhe do të angazhohem intensivisht që produktet e këtyre fermerëve të promovohen dhe të kenë vendin meritor në sofrat tona. Siguria ushqimore dhe siguria e ushqimit janë një problem global, mirëpo përmes politikave tona dhe rritjes substanciale të mbështetjes financiare, po e adresojmë këtë sfidë hap pas hapi”, tha mes tjerash në fjalimin e tij Ministri Peci.

Ndërkaq, Bekim Xhafa, Drejtor i CEO-s tha se ky panair i cili po organizohet për herë të parë pas pandemisë, i ka bërë AGROKOS-it një rikthim të suksesshëm, sepse për herë të parë Qeveria e këtij vendi dhe Ministria e Bujqësisë janë angazhuar për të përkrahë të gjithë prodhuesit vendor të cilët kanë interes dhe kapacitet për eksport dhe për shtrirje në tregun e jashtëm.

Vlen të theksojmë se në ditën e parë të këtij panairi, zyrtarë nga MBPZhR-ja kronologjikisht bënë prezantime për programet mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë, e gjithashtu prezantuan edhe Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30