MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqën dhe Sigurinë

22.10.2022

Prishtinë, 22 tetor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po merr pjesë në Edicionin e parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqën dhe Sigurinë i organizuar nga Presidentja e Rep. së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Me këtë rast, Ministri Peci zhvilloi një takim me ish – Ministrin e Bujqësisë, njëherësh Ministër për Ishullin e Gozos, Clint Camilleri me të cilin bashkëbiseduan rreth politikave në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, sigurinë ushqimore, zinxhirin e vlerës, si dhe sfidat globale aktuale me të cilat po përballet sektori i bujqësisë, si në rajon ashtu edhe në botë.

Ministri i BPZhR, Faton Peci me bashkëbiseduesin e tij u pajtuan se shtetet tona të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin, e ndërsa popujt e të dyja vendeve të forcojnë miqësinë përmes shkëmbimeve agro-tregtare.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30