MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: Gastronomët e mërgatës tonë ta vizitojnë panairin në Dusseldorf

20.03.2023

Prishtinë, 20 mars 2023 –Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, mori pjesë në Panairin tradicional të Verës dhe Pijeve Alkoolike “ProWein”, i cili po mbahet në Dusseldorf të Gjermanisë, e në të cilin prodhimet e tyre po i ekspozojnë edhe disa biznese vendore prodhuese të verës siç janë: Bodrumi i Vjetër, Stone Castle, Labi Wine, Verari Suhareka dhe Biopak. 

Me këtë rast, Ministri Peci u shpreh se mërgata kosovare ka gastronom të suksesshëm në gjithë Evropën, të cilët edhe numërojnë qindra restorane me renome. “Duke u nisur nga kjo, ju bëj thirrje të gjithë gastronomëve që ta vizitojnë Panairin e Verës dhe Pijeve Alkoolike “ProWein” në Dusseldorf që njihet si panairi më i madh në Evropë i këtij lloji, pasi në këtë mënyrë krijojmë mundësi të reja për prodhuesit tanë drejt eksportit, ndërsa gastronomët përveç se do kenë verë cilësore në restorantet e tyre, do kenë dhe një pjesë të traditës që tua prezantojnë klientëve”, tha me këtë rast Ministri Peci. 

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci, përgëzoi prodhuesit tanë për punën dhe angazhimin e tyre drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të verëtarisë në Kosovë. 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30