MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Peci: Bashkë i dalim zot tokës sonë!

18.03.2023

Prishtinë, 18 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në kuadër të vizitave të tij në teren me qëllim të vëzhgimit nga afër të punës së ndershme të fermerëve vendor, sot u prit nga dy familje të vyera në zonën e Mitrovicës. 

Ministri Peci vizitën e parë e realizoi në familjen e Sabit Grepit, pensionist nga fshati Koshtovë e Mitrovicës, projekti i së cilit është aprovuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në kuadër të Programit për Zhvillim Rural - Grante 2022, e që ka të bëjë me ndërtimin e një stalle të re në të cilën do të vendoste të 17 krerët me lopë e viça. Z. Sabiti, pos mbarështues i kafshëve, posedon gjithashtu rreth 2.5 hektarë tokë të veten, ndërsa merr me qira edhe 12.5 hektarë në të cilat kultivon grurë, misër, 500 trupa mollë, kullosë e jonxhe. Gjithashtu, vitin që lamë pas i njëjti ka qenë përfitues i subvencioneve, si dhe i janë kompenzuar dëmet nga breshëri në pemishten e tij.  

Familja tjetër e cila e mirëpriti në vizitë Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ishte familja e Fehmi Gashit, e cila me punën e saj të zellshme, nuk kishin lënë asnjë pëllëmbë edhe të oborrit pa punuar.Z. Gashi është kultivues i rreth 100.000 fije sallatë, dhe njëherit mbarështues i rreth 120 krerë dele e qingja së bashku. Fehmiu, gjithashtu posedon edhe 35 koshere me bletë nga të cilat nxjerr në vit afër 200 kg mjaltë. Brenda vitit ai mbjell e kultivon edhe spinaq e magdanoz. 

Pas këtyre vizitave, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci u shpreh duke thënë që ne, përveç se kemi rritur përkrahjen financiare, gjithashtu kemi instaluar meritokracinë, gjë e cila ka bërë që këtyre bujqve tanë t'iu ulen shpenzimet e kultivimit e mbarështimit, falë dorës së shtetit.  

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31