MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri në detyrë Mustafa bashkëbisedoi me ushtarët amerikan në Kamp Bondsteel

08.02.2021

Ferizaj, 08 shkurt 2021 – Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa vizitoi kampin ushtarak Bondsteel ku bashkëbisedoi me ushtarët në këtë kamp.

Gjatë këtij takimi, ushtarët amerikan patën rastin të njoftohen me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, punët që janë kryer deri tani si dhe për planet e së ardhmes në këtë sektor.

Ministri në detyrë Mustafa informoi të pranishmit se si ai i është qasur sfidave që i ka hasur në bujqësi.

\"Për një periudhë të shkurtër kohore arrita t'a stabilizoj financiarisht Ministrinë e Bujqësisë, duke e eliminuar borxhin që kishte ministria ndaj fermerëve dhe njëkohësisht bëra që fermerët të kenë mjete të sigurta financiare për t'i kryer obligimet që kanë\", u shpreh ministri Mustafa, duke shtuar se, sfiduese ka qenë periudha e mbylljes shkaku i pandemisë Covid-19 të cilës Ministria i'u kundëpërgjigj me pagesë dy herë të subvencioneve.

Ministri Mustafa, i ftuar nga komanda në Bondsteel, foli edhe rreth institucioneve dhe popullsisë në Kosovë, që t’i familiarizojë miqtë amerikan me Republikën e Kosovës.

Qëllim tjetër i takimit, ishte edhe zhvillimi dhe  thellimi i miqësisë dhe partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-ve.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31