MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Shpezëtarisë ku u diskutua për gjendjen e krijuar nga COVID-19

17.03.2020

Prishtinë, 17 mars 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Shpezëtarisë, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e krijuar në këta dy sektorë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave njoftuan Ministrin Mustafa se rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve dhe shpezëve mund të përfundojnë shumë shpejtë nëse nuk sigurohet furnizim i plotë i këtij ushqimi brenda një afati sa më të shkurtër.

Ministri Mustafa ka ndarë shqetësimin me përfaqësuesit e blegtorisë dhe shpezëtarisë duke u zotuar që të angazhohet për koordinim brenda institucioneve të vendit për të gjetur zgjidhje. Njëkohësisht, Ministri i ka njoftuar ata edhe me vendimin e marrë për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve të vitit 2019, që për qëllim ka mbrojtjen e të drejtave të fermerëve kosovarë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30