REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa takoi përfaqësuesit e kultivuesve të mjedrës

08.12.2020

Prishtinë, 8 dhjetor 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në takim përfaqësuesit e shoqatës \"Mjedra e Kosovës\", kryetarin Sami Uka dhe drejtorin ekzekutiv Kujtim Lepaja.

Përfaqësuesit e shoqatës së mjedrës folën mbi sfidat e kultivuesve si dhe përcollën reagimet e komunitetit, mes të cilave atë për pagesën e subvencioneve për këtë kulturë.

Nga ana tjetër, ministri Mustafa, pasi dëgjoi me vëmendje të gjitha vërejtjet, tha se ka për të vazhduar përkrahjen e Ministrisë ndaj kultivuesve të mjedrës.

Ministri Mustafa rikujtoi përfaqësuesit e kultivuesve të mjedrës se pagesa e subvencioneve për këtë kulturë po vijon.

“Pas ekzekutimit të pagesës së parë, do të vijohet me ciklin e dytë të pagesës, i cili po zbatohet si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha Ministri Mustafa.

Ministri Mustafa theksoi gjatë takimit se do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë kultivuesve të mjedrës në tejkalimin e sfidave, të cilat mund të shfaqen në këtë sektor edhe në të ardhmen.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31