MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa takoi përfaqësuesit e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës

12.10.2020

Prishtinë, 12 tetor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, takoi përfaqësuesit e Federatës të Gjahtarëve të Kosovës, kryetarin Nuredin Ibishi dhe sekretarin Enver Hyseni.

Ministri Mustafa u njoftua nga Ibishi, për aktivitetet e Federatës dhe ato të shoqatave të gjahtarëve.

Ibishi po ashtu e njoftoi Ministrin Mustafa për punët dhe aktivitetet e planifikuara të Federatës në të ardhmen dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me Ministrinë në të gjitha sferat e gjuetisë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjit dhe udhëzimeve administrative.

Ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesit e Federatës dhe u zotua se do ti ketë parasysh nevojat që ka Federata e Gjahtarëve.

Më tej, Ministri Mustafa tha se, brenda mundësive, çdoherë do ju del krah Federatës së Gjahtarëve, ashtu sikurse edhe shoqatave tjera.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30