MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa takoi Ambasadorin e Turqisë, Çağrı Sakar

30.07.2020

Prishtinë, 30 korrik 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar dhe Drejtorin e TIKA-së, Cihan Dinçer.

Gjatë takimit, ministri Mustafa i ka njoftuar me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë gjatë këtij mandati. Gjithashtu, ministri i MBPZhR-së ka falënderuar Ambasadorin e Turqisë për mbështetjen që ka dhënë shteti i tyre për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në vendin tonë, duke përfshirë edhe sektorin e bujqësisë.

Në anën tjetër, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar ka uruar ministrin Mustafa për detyrën si ministër dhe ka vlerësuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe më tej mes dy shteteve.
 

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31