MINISTRIA E BUJQËSISË
PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

Ministri Mustafa priti në takim zv/ ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë

27.10.2020

Prishtinë, 27 tetor 2020 - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian  Mustafa, ka pritur sot në takim zv/ Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jan Alex Voss, me të cilin kanë biseduar rreth objektivave të kësaj ministrie dhe politikave zhvillimore në bujqësi, si dhe mundësive për fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori.

Ministri Mustafa, ka falënderuar zv/Ambasadorin Voss për mbështetjen e pandërprerë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, sidomos atë në sektorin e bujqësisë.

Ministri Mustafa njoftoi zv/ Ambasadorin Voss edhe për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

Nga ana e tij, zv/ Ambasadori Voss ka ftuar Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të përkrahë në formë këshillimi Parkun e Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren meqë sektori i bujqësisë është një nga sektorët kyq të parkut të ri. Ai gjithashtu informoi Ministrin Mustafa për një projekt të financuar nga Ministria Federale e Ambientit që do të fillojë këtë muaj në Komunën e Kamenicës dhe që ka për qëllim një bujqësi të qëndrueshme.

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30